Signed in as:
filler@godaddy.com
Përveç ekzaminimeve dhe terapive klasike, Spitali Italian i Syrit ofron edhe trajtime kirurgjikale të avancuara dhe specifike si trajtimet me laser touch-less (pa prekje te syrit), glaukoma, kirurgjia intravitreale, të kataraktes dhe retinës, trajtimin e keratoconus, implantimet e thjerrëzave multifokale etj.
Edhe nëse nuk ndjejmë ndonjë problem, nuk do të thotë që nuk kemi një të tillë? Kontrollo sytë regullisht cdo 6-12 muaj dhe mbro sytë tuaj...
Pajisjet më të avancuara laserike të heqjes së dioptrisë Touch-less, pa prekje të syrit
Trajtimi i sëmundjes kryesore përgjegjëse të verbimit të syrit me metoda bashkohore
Trajtimi i syrit të thatë, me metodat më bashkohore IPL, krejtësisht pa pika.
Pjesa më delikate e syrit meriton vetëm pajisjet më të avancuara dhe doktorët më të mirë specialist
Rreth 94-100% e pacientëve me miopi të ulët deri në mesatare arrijnë shikim 100% ose më mirë. - Dr. Arsim Hajdari
Astigmatizmi ndodh kur sipërfaqja e përparme e syrit (kornea) ose thjerrëza brenda syrit ka kthesa të papërputhshme. Në vend që të ketë një kthesë si një top i rrumbullakët, sipërfaqja është në formë veze. - Dr. Agon Rrusta
Nuk ka hapsire per frike! Kjo procedurë pa prekje është jo invazive, e sigurt dhe e butë për syrin. - Dr. Arsim Hajdari

Themeluar ne Maj 2021, dhe misioni i Italian Eye Hospital 1 është të ofrojë kujdes oftalmologjik të sigurt, të saktë dhe të personalizuar, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologjinë më të avancuar. I vendosur në zemër të Prishtinës, ky spital shërben si qendër referente për diagnostikë dhe trajtim të sëmundjeve të syrit, me fokus maksimal në cilësinë e shikimit dhe besimin e pacientëve.

Themeluar ne Dhjetor 2025, Italian Eye Hospital 2 ka si mision të çojë kujdesin oftalmologjik në një nivel edhe më të lartë, përmes infrastrukturës moderne, sallave të avancuara kirurgjikale dhe teknologjive të gjeneratës së fundit. I ndodhur në Veternik / Çagllavicë – Prishtinë, ky spital është ndërtuar për të qenë një qendër rajonale ekselence, e dedikuar trajtimeve komplekse dhe kirurgjisë së avancuar të syrit.
Ju lutemi na kontaktoni në info@italianeyehospital.com nëse nuk mund të gjeni një përgjigje për pyetjen tuaj.
Ne jemi me 2 lokacione, Spitali 1 ndodhet në Rr. Ferid Curri, Nr. 17, Prishtinë kurse Spitali 2 në Rr. Mirjane Dragovic, Nr. 200, Çagllavicë
Stafi mjeksor është i përbërë nga staf vendor si Dr. Arsim Hajdari, Dr. Agon Rrusta, Dr. Bujar Rizvanolli, Dr. Afrim Vuciterna, Dr. Aldo Procopio, Dr. Valon Hajdari, Dr. Argjenda Agjam, Dr. Donjeta Decani, Dr. Albina Krasniqi, Dr. Qendrese Daka etj dhe ai italian e ndërkombëtarë.
Punojmë nga e Hëna në të Shtunë , duke filluar nga ora 09:00
Perdja ose katarakti po ju turbullojnë shikimin?
Heqja e dioptrisë me laser blade-less. Cfarë po prisni?
Gama e gjere e injeksioneve Anti-VEGF per retinen.
Në Spitalin Italian të Syrit, misioni ynë është të ofrojmë shërbime shëndetësore të cilësisë më të lartë për pacientët tanë. Ne përpiqemi të përmirësojmë vazhdimisht shërbimet dhe teknologjitë tona për të siguruar që pacientët tanë të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm.
E themeluar në vitin 2020, Spitali Italian i Syve ështe një lider në inovacionin e kujdesit shëndetësor oftalmologjik ne Kosove. Me një ekip profesionistësh shumë të aftë dhe pajisje moderne, ne kemi vazhduar të ofrojmë kujdes të jashtëzakonshëm për pacientët tanë.
Ekipi ynë në Spitalin Italian të Syrit përbëhet nga profesionistë me përvojë dhe të dhembshur të kujdesit shëndetësor, të cilët janë të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë.

Spitali Italian i Syrit ka arritur marëveshje me një nga rrjetet më të mëdha të optikave, Optika&More. Një dyqan Optika&More me mbi 1000 modele mund ta gjeni dhe tek ne...
Open today | 09:00 am – 06:00 pm |
Italian Eye Hospital
Rr. Ferid Curri, Nr. 17, Prsitina, Kosovo
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.