Italian Eye Hospital
  • Rreth nesh
  • Shërbimet
  • Mjekët tanë
  • Qëndra Laserike
  • Çmimore
  • Kontakt
  • Punë & Karrierë
  • Sign In
  • Create Account

  • Bookings
  • My Account
  • Signed in as:

  • filler@godaddy.com


  • Bookings
  • My Account
  • Sign out

Italian Eye Hospital

Signed in as:

filler@godaddy.com

  • Rreth nesh
  • Shërbimet
  • Mjekët tanë
  • Qëndra Laserike
  • Çmimore
  • Kontakt
  • Punë & Karrierë

Account


  • Bookings
  • My Account
  • Sign out


  • Sign In
  • Bookings
  • My Account
Katarakta ose perdja e syrit

Kirurgjia e Kataraktës

Humbja e kthjelltesise se lentes se syrit quhet katarakt ose perde, trajtohet me metodat me moderne e sa me pak invazive

Katarakta dhe Kirurgjia e Kataraktës

  

Çfar është perdja e syrit?

Perdja e syrit është një mjegullim i thjerrëzës së syrit që çon në uljen e tejdukshmërisë së saj, duke e pakësuar kështu në mënyrë të vazhdueshme aftësinë e të pamurit. Ju vini re që po shikoni si nëpërmjet një perdeje të hollë, e cila trashet gjithnjë e më shumë. Thjerrëza e syrit ka të njëjtin funksion si thjerrëza e aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës, në mënyrë që rrezet të bien në retinë dhe fotografia që e shohim të jetë më e qartë. Por, mjegullimi i thjerrëzës bën të ndryshojë rruga e rrezeve. Njerëzit e prekur nga katarakta, në stadin e vonshëm mund të dallojnë vetëm dritën.

Karakteristikat e kataraktës

  • Rritja e ndjeshmërisë ndaj dritës së fortë
  • Zvogëlimi i kontrastit
  • Çrregullimi i njohjes së ngjyrave
  • Zvogëlimi i qartësisë së shikimit

Supozime të gabuara

Nuk është e vërtetë që:

  • Perdja e syrit është një sëmundje infektive
  • Në perden e syrit rritet një lëkurë mbi syrin
  • Perdja e syrit zhvillohet nga mbingarkimi i syve
  • Perdja e syrit mund të korrigjohet me ndihmën e syzave të reja

Shkaktarët e sëmundjes së perdes të syrit

Shkaqet për paraqitjen e perdes të syve janë të shumëllojshëm. Shkaku më i shpeshtë është i kushtëzuar nga mosha dhe lidhet me ndryshimet në metabolizmin e thjerrëzës.

Prandaj, kur flitet për sëmundjen e perdes së syrit, zakonisht bëhet fjalë për një perde të moshës. Zakonisht preken personat mbi moshën 55-60 vjeçare.

Shkaktarët tjerë

  • Anomalitë e lindura apo të trashëguara
  • Si komplikim i sëmundjes së diabetit (sëmundjes së sheqerit)
  • Infeksionet e rënda brenda syrit
  • Çrregullimet e metabolizmit
  • Lëndimet e syrit me mjete të topitura apo të mprehta (Kataraktë traumatike)


Operacioni i kataraktës me prerje të vogël- fako metoda është një prej qasjeve më bashkëkohore që përdoret sot në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Operacioni realizohet me anestezion topikal që nënkupton aplikimin e anestetikut lokal në formë pikash, pa dhimbje dhe pacienti pas intervenimit dërgohet në mjekim shtëpiak.


Zhvillimi i teknologjisë së thjerrëzave artificiale ka bërë të mundur që përveç operacionit të kataraktës në të njejtën kohë të bëhet edhe korrigjimi i anomalive refraktare paraprake siç janë: hypermetropia, myopia si dhe astigmatizmi.


Aplikimi i thjerrëzave PREMIUM (Trifocal, Trifocal Toric, Multifocal, Multifocal Toric) janë ideale për shumë pacientë. Implantimi i këtyre thjerrëzave u mundëson pacientëve që të kenë pamje të kënaqshme në të gjitha distancat e shikimit.

Cfarë janë kataraktet?

Shpjegim i shkurter nga Akademia Amerikane e Oftalmologjise

Formimi i kataraktës

 Shpjegim i shkurter nga Akademia Amerikane e Oftalmologjise 

Procedura e kirurgjisë së kataraktës

 Shpjegim i shkurter nga Akademia Amerikane e Oftalmologjise 

  • Rreth nesh
  • Shërbimet
  • Qëndra Laserike
  • Çmimore
  • Kontakt
  • Punë & Karrierë

Italian Eye Hospital

Rr. Ferid Curri, Nr. 17, Prsitina, Kosovo

Copyright © 2026 Italian Eye Hospital - All Rights Reserved.

Powered by

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

Accept