Signed in as:
filler@godaddy.com
Signed in as:
filler@godaddy.com
Qëllimi i retinës është të marrë dritë që lentet e ka përqendruar, ta shndërrojë dritën në sinjale nervore dhe t'i dërgojë këto sinjale në tru për njohje vizuale.
Retina është një nga shtresat e syrit, e cila ndodhet në brendësi të tij dhe përbehet kryesisht nga qeliza nervore. Te gjitha objektet që shohim projektohen në retinë, nga ku më pas përcillen drejt trurit në formë të impulseve elektrike.
Nëse syri do të krahasohej me aparatin fotografik, retina luan rolin e filmit në të cilën stampohen pamjet.
Sëmundjet kryesore të retinës:
1. Degjeneracioni makular i moshës– patologjia që prek zonën qendrore të retinës, e cila quhet makula. Kjo sëmundje është një nga shkaqet e humbjes së shikimit në moshën mbi 50 vjeçare.
Faktorët e rrezikut:
Me rëndësi janë kontrollet e shpeshta oftalmologjike për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj patologjie.
2. Retinopatia diabetike – është dëmtimi i retinës nga komplikimet e diabetit, e cila përbën një prej shkaqeve kryesore të verbimit nën moshën 60 vjeçare. Retina e syrit preket zakonisht pas 5 – 10 vjet nga fillimi i sëmundjes se diabetit.
Mosha dhe kohëzgjatja e diabetit janë faktorët kryesore që influencojnë ne shfaqjen e retinopatisë diabetike. Diagnostikimi në kohë i retinopatisë diabetike mundëson ruajtjen e qartësisë të të pamurit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës tek këta pacientë.
Rol te rëndësishëm ne këtë proces luajnë kontrollet e rregullta oftalmologjike si dhe metodat tjera invazive dhe joinvazive:
OCT – Tomografia optike e syrit – metoda joinvazive, pa kontakt me syrin e cila bën të mundur vizualizimin e shtresave të retinës në kohë reale. Luan rol te rëndësishëm jo vetëm në diagnostikim por edhe në ndjekjen e retinopatisë diabetike para dhe pas terapisë.
FAG – Angiografia fluoreshente – metodë invazive, gjatë së cilës injektohet në njërën nga enët periferike (në venë) kontrast dhe më pas me një kamerë speciale vizualizohen dhe fotografohen ndryshimet patologjike që ndodhin në enët e gjakut të fundusit të syrit.
Dy format më të shpeshta të retinopatisë diabetike janë:
Retinopatia diabetike proliferative – shfaqja e enëve të gjakut patologjike në retinë të cilat shkaktojnë hemoragji.
Makulopatia diabetike – ndryshimet patologjike ndodhin kryesisht në zonën centrale të retinës dhe shpesh çojnë në uljen e pamjes.
Trajtimi i retinopatisë diabetike:
a) Terapia me laser (foto koagulimi panretinal)
Nënkupton intervenim me laser në retinë me të cilin kryhet koagulim i retinës periferike për te mbrojtur pjesën qendrore të saj (makula dhe nervi i syrit).
Është e rëndësishme të dihet se qëllimi i trajtimit me laser është ndalja e progresit të retinopatisë, të ruhet qartësia momentale e të pamurit dhe të parandalohen komplikimet më të vështira.
b) Injeksionet intravitreale
Në rastet ku ka formim të enëve të reja të gjakut në retinë, prej të cilave lehtë ndodh gjakderdhje dhe mbledhje e lëngjeve (edeme) në retinë dhe sidomos në makula, rekomandohet terapia me anti-VEGF i cili e pengon rritjen e enëve të reja të gjakut në retinë.
c) Vitrektomia
Është ndërhyrje kirurgjikale në brendësi të syrit e cila është edhe terapia e vetme për shumë sëmundje të rënda të pjesës së pasme të syrit – shkolitje e retinës, retinopatisë diabetike proliferative, gjakrrjedhjeve në trupin qelqor, trauma dhe infeksione të rënda të syrit, e të tjera.
3. Çarjet dhe shkëputjet e retinës
Çarjet e retinës ndodhin më shpesh tek pacientët miopë ose shkurtpamës. Pacientët e prekur shpesh tregojnë shfaqje të shkëndijave të dritës në pamjen e tyre.
Kur lëngu i brendshëm i syrit nëpërmjet çarjeve të retinës depërton poshtë saj, atëherë ndodh shkëputja e retinës. Nevojitet që në raste të tilla pacienti të drejtohet tek mjeku sepse vonimi mund të çojë në humbje të shikimit.
Çarjet dhe vrimat retinale në stadet fillestare trajtohen me laser koagulim. Në rastet kur ndodh shkëputja retinale, efektive është kirurgjia e retinës (vitrektomia).
Italian Eye Hospital
Rr. Ferid Curri, Nr. 17, Prsitina, Kosovo
Copyright © 2024 Italian Eye Hospital - All Rights Reserved.
Spitali Italian i syrit