Java e Glaukomes - Mat tensionin e syrit FALAS, pa termin, pa pritje
Java e Glaukomes - Mat tensionin e syrit FALAS, pa termin, pa pritje
Signed in as:
filler@godaddy.com

Trajtimi i problemeve te kornese, gervisthjeve korneale dhe keratoconus
Keratokonusi është sëmundje progresive që prek indin e kornesë të syrit dhe çon në hollimin e saj. Si pasojë e progresit të sëmundjes, forma e kornesë ndryshon, nga forma sferike në atë konike dhe kjo sjell uljen e aftësisë të shikimit. Shkaku i sëmundjes është ende i panjohur. Klinikisht, keratokonusi shoqërohet me dobësim e shikimit, shfaqjes së astigmatizmit (numër cilindrik që ka tendencë të rritet). Në raste të caktuara, kur sëmundja progreson, hollimi i kornesë mund të çojë deri te perforacioni i saj.
Topografi ose tomografi ndryshe skaneri i segmentit anterior i syrit – është një aparat diagnostikues dhe mjekues që përdoret për zbulimin e hershëm të keratokonusit dhe jo vetëm kjo. Ai ofron një imazh tredimensional për formën dhe trashësinë e faqes anteriore dhe posteriore të kornesë duke mundësuar kështu diagnostikimin dhe ndjekjen e sëmundjes që në fazën fillestare.
Trajtimi i keratokonusit:
Në stadet fillestare të sëmundjes përmirësimin e shikimit mund ta ndihmojnë syzet, por me avancimin e saj syzet bëhen jo efikase dhe përdorimi i thjerrëzave të kontaktit të forta (rigide) mundëson një korrigjim më të mirë të shikimit.
Në rastet kur sëmundja përparon dhe kur pacientët nuk tolerojnë thjerrëzat e kontaktit, rekomandohen metodat e tjera të trajtimit:
Perdorimi i Laserit Schwind AMARIS 500E, me teknologjine Smart Surf dhe me Cross linking premton se per here te pare ne Kosove dhe rajon keratokonus permiresohet dhe ndalohet degjenerimi ose perkeqesimi i metejshem i tij.

Italian Eye Hospital
Rr. Ferid Curri, Nr. 17, Prsitina, Kosovo
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.